Më 17 janar 2026, në të kremten e shën Andonit të Madh, festoi ditën e emrit Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, në famullinë e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit. Liturgjia Hyjnore u drejtua nga Hirësi Andoni, me të cilin bashkëmeshuan klerikët e Mitropolisë së Elbasanit. Në fund të shërbesës u zhvillua pritje për të gjithë ata që dëshironin të uronin nga afër Mitropolitin. Kjo ditë u mbyll me urimet: Gëzuar të kremten dhe për shumë vjet ditën tuaj të emrit, Hirësi Andoni!