Ejani, o besimtarë, le të lartësohemi në mënyrë të hyjshme dhe le të soditim zbritjen e hyjshme prej së larti dhe haptazi në Betlehem për ne. Dhe me mendje të pastër, në vend të miros, le t’i blatojmë virtyte përmes jetës sonë, duke u parapërgatitur me besim për ardhjen e të kremtes së Lindjes dhe para këtyre thesareve shpirtërore, le të thërresim: Lavdi Perëndisë Triadik që është në më të lartat, përmes të cilit iu shfaq njerëzve mirëdashja, për të shpëtuar Adamin prej mallkimit të lashtë, si Njeridashës.
Sot lind prej Virgjëreshës ai, që mban tërë krijesën në pëllëmbë. Me rrecka porsi njeri mbështillet ai, që është i paprekshëm në esencë. Shtrirë në një grazhd rri Perëndia, ai që forcoi qiejt në fillim. Me qumësht gjiri ushqehet ai, që i hodhi popullit mana në shkretëtirë si shi. Magë fton drejt tij, Dhëndri i Kishës. Dhurata pranon prej tyre, i Biri i Virgjëreshës. I falemi Lindjes sate, o Krisht. Dhe na trego Theofaninë tënde të hyjshme.
Vargëzime nga Ora e gjashtë dhe e nëntë