EmailFacebookKontakt

Doli në qarkullim kalendari orthodhoks 2026

Tashmë kalendarin kishtar orthodhoks në format të madh dhe të vogël të vitit 2026 mund ta gjeni në çdo kishë të vendit tonë.

Në kalendarin e madh përfshihen të kremtet dhe shenjtorë për çdo ditë të vitit, ditët dhe periudhat kreshmore si edhe një përmbledhje informative e veprës zhvilluese të të gjitha sektorëve të Kishës sonë, në 34 vitet e ringritjes së saj.

Në kalendarin e vogël, në format xhepi, krahas të kremteve dhe shenjtorëve, jepen leximet biblike të Apostullit dhe Ungjillit të çdo dite.