EmailFacebookKontakt

Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor, në kishat e vendit tonë u krye Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit, që përmban lavdërim ndaj Perëndisë për dhuratat e tij të shumta për ne.

Gjithashtu, në të gjitha kopshtet dhe shkollat e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, u zhvilluan aktivitete edukative dhe festive. Fëmijët dhe nxënësit festuan me këngë, poezi, valle tradicionale dhe punime artistike që përcjellin dashurinë për atdheun.