EmailFacebookKontakt

Riparohet Kisha e Shën Marisë në Shtërmen

Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, u bë i mundur restaurimi i kishës së Shën Marisë, një nga kishat më të hershme të Shpatit të Poshtëm, e cila u shemb gjatë diktaturës komuniste në vitin 1967. Thirrjes për kontribut iu përgjigjën besimtarët e Shtërmenit dhe jo vetëm të cilët siguruan të ardhurat për të ndërtuar çatinë, për nivelimin e brendshëm dhe shtrimin e pllakave, suvatimin, ikonastasin si dhe ndërtimin e një kryqi i cili i jep dritë gjithë zonës përreth. Kisha ka ende nevojë për investime të tjera dhe nevojitet kontributi i besimtarëve të Shtërmenit.