EmailFacebookKontakt

Lutje (Poezi)

– Poezi –

Lutje

I vetëm me lot
Në gjunjë po bie sot
Para teje, o Zot.
Të lutem, mëshiromë.

I thellë është trishtimi,
I rëndë është mundimi,
Në vend mërgimi
Të lutem, ndihmomë.

I madh është mjerimi,
I fortë është tundimi,
I pakët gëzimi,
Të lutem, shpëtomë.

Shumë vetë kanë fjetur,
Pak miq më kanë mbetur;
Pak ndihmë kam gjetur,
Të lutem, ndihmomë.

Deti bërë i tërbuar,
Vendi është i mjeruar,
Shpirti im i dobësuar,
Të lutem, kujtomë.

Marrë nga libri “Malli i Parajsës”