EmailFacebookKontakt

Takim historik i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan me Shenjtërinë e Tij, Papën Leoni XIV

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papën Leoni XIV, në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e shoqërive.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.