EmailFacebookKontakt

Takim i Kryepiskopit Joan me Kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Në takimin me Kryepiskopin Joan, më 16 tetor 2025, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, i cili e vlerësoi Fortlumturinë një personalitet dhe udhëheqës fetar shumë të respektuar, u shpreh: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është një nga shtyllat themelore të identitetit shpirtëror, kulturor dhe kombëtar të vendit tonë. Me historic e saj të pasur dhe me kontributin e pandërprerë në ruajtjen e besimit, gjuhës dhe traditave shqiptare, kjo Kishë përfaqëson një vlerë të çmuar të unitetit dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri”.