EmailFacebookKontakt

Komunitetet fetare, fushata për promovimin e harmonisë ndërfetare

Në kuadër të projektit “Shpërndarje mesazhesh për udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në partneritet me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) dhe Hedayah-n organizoi, më 17 tetor 2025, në Tiranë aktivitetin prezantues të katër fushatave të komunikimit, zhvilluar me mbështetjen e Programit të Bashkimit Evropian për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (BE-STRIVE II). Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet shtetërore, komunitetet fetare, organizatat e shoqërisë civile, të rinj, gra dhe media, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm bashkëpunimi, respekti dhe harmonie ndërfetare. Në hapje të aktivitetit, të pranishmit u përshëndetën nga Lejdi Dervishi, Koordinatore Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Davide Casale, përfaqësues i Bashkimit Evropian, prof. asoc. dr. Genti Kruja nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH) dhe Irene Belmonte, menaxhere e Programit të Bashkimit Evropian (BE) për Forcimin e rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm (STRIVE në nivel global), Hedayah.

Gjatë aktivitetit u prezantuan katër fushatat për shpërndarje mesazhesh, të krijuara nga udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit, të cilat trajtojnë tema që lidhen me bullizmin, rolin e fesë në parandalimin e ekstremizmit, bashkëjetesën ndërfetare dhe rezistencën përballë narrativave përçarëse.

Nga Komuniteti Orthodhoks aktivitetin e përshëndeti Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, njëherësh anëtar i Këshillit Ekzekutiv, ndërsa pjesëmarrës në podcast ishte pedagogu z. Thoma Çomëni.

Prof. Genti Kruja