EmailFacebookKontakt

Vepra katekitike dhe baritore në Mitropolinë e Shenjtë të Fierit

Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësisë së Tij, imzot Nikolla, rifilluan përsëri aktivitetet e katekizmit në Mitropolinë e Apollonisë dhe Fierit në qendrat e katekizmit në Fier, Patos, Roskovec, Pojan, Seman, Verri, Marinëz, Sheqishte, Libofshë, Metaj, Agim, Ndërnënas. Në këto programe marin pjesë mbi 450 fëmijë. Në programet e katekizmit u kushtohet vëmendje e veçantë grupeve të grave në të cilat marin pjesë mbi 250 gra po në këto zona. Takimet e para të katekizmit filluan me Bekimin e Vogël të Ujit (Ajazmën e Vogël), ku u lutëm: “. bëna të denjë të mbushemi me shenjtërimin tënd me anën e marrjes dhe të spërkatjes nga ky ujë, dhe na u bëftë, o Zot, për shëndet shpirti dhe trupi, .. që të ndriçohemi me dritën e njohjes, me anën e Trinisë së njëqenëshme”.

Vepra e shenjtë e katekizmit realizohet nga bashkëpunimi i klerikëvë me katekistët. Programi i katekizmit përmban: Mësimin, lojërat, punë dore, këngë Krishtlindjesh, psalme dhe himne të ndryshme. Për fëmijët përdoret libri “Kristina mëson Misteret e Shenjta”, nëpërmjet të cilit mësojmë Misteret e Kishës Orthodhokse. Njohja me Misteret nxit pjesëmarrjen në to dhe mëson të jetojmë sipas shembullit të Zotit tonë, Jisu Krisht.

Çdo të diel, në zonat e katekizmit që kanë kisha, zhvillohet Liturgji Hyjnore. Ndërsa, një herë në muaj, të shtunave, në zonat që nuk kanë kisha, zhvillohet Liturgji Hyjnore në ambientet që kemi në dispozicion ose kemi marrë me qera. Pjesë e programit të katekizmit janë edhe vizitat baritore që kryhen në shtëpitë e besimtarëve dhe jo vetëm. Vizita baritore zhvillohen çdo muaj në dy qendrat shtetërore: “Shtëpia e të Moshuarve Fier” dhe qendra “Horizont” (qendër me fëmijë me aftësi të veçanta).

Vepra katekitike në Mitropolinë tonë synon për ungjillëzimin e personave të rinj dhe hapjen e zonave të reja për katekizëm. Klerikët – atë Dhimitër Loshi, atë Nikolla Davidhi, atë Niko Bregu, atë Ilia Zaka, atë Rafael Rredhi, atë Aristir Ziu, atë Arqile Doko, atë Sokrat Lako, atë Nikollaq Mandro, atë Llazar Çullhaj, atë Spiro Pipa dhe katekistët – prifterëshë Irena Davidhi, Ingrida Bida, Juljan Bida, Artjola Prifti dhe të sapodiplomuarit – Dhimitër Kapaj, Ivan Dimo, Joan Ndreko, Emanuel Banushi dhe Spiro Kane bashkëpunojnë dhe realizojnë programin e katekizmit. Lutemi të jemi vegla në duart e Perëndisë, për të mbjellë farën (Fjalën) e Tij!

Ingrida Bida