Shoqëria Biblike e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut, nga 13 -15 tetor 2025, zhvilluan në Manastirin e Shën Naumit në Ohër një seminar lidhur me punën për përhapjen e Shkrimit të Shenjtë: plane, botime, studime dhe përvoja që mund të ndihmojnë më mirë kishat. Me bekimin e Kryepiskopit Joan, në të morën pjesë: Atë Grigor Pelushi, atë Joan Qako, atë Spiro Peci, atë Vasil Jovan, dhjakon Mihal Mihali, dhjakon Aleksandër Dimroçi, z. Nathan Hoppe, z. Thoma Çomëni, z. Stefan Zhupa dhe z. Amarildo Tashi.