EmailFacebookKontakt

Lidhja Rinore Orthodhokse

Më 5 tetor 2025, me bekimin Kryepiskopit Joan, në ambientet e Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u zhvillua takimi i parë i Rinisë Orthodhokse për periudhën tetor 2025 – qershor 2026. Pjesëmarrësit u njohën programin javor që do të ndjekë rinia dhe, në vijim, të gjithë së bashku morëm pjesë në shërbesën e Ajazmës së Vogël, me lutjen dhe dëshirën për t’ia besuar Zotit përpjekjet, sfidat dhe dëshirat tona.

Atë Grigori, përgjegjës i Zyrës së Rinisë, në mbyllje të takimit theksoi se çdo aktivitet është thirrje për bashkëpunim me Perëndinë, një mundësi për t’u afruar me Zotin Krisht dhe me Trupin e Tij të gjallë, Kishën e Shenjtë.

Lidhja rinore orthodhokse “Bij të Dritës”, që prej fillimit të saj në vitin 1992, është përqendruar në realizimin e katër objektivave: Rritja në Krishtin, miqësia, dëshmia dhe shërbimi.

Zyra e Rinisë, pranë Kryepiskopatës, fton të rinjtë te Salla e Rinisë pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë:
• Çdo të hënë, ora18:00, Studim Biblik – Ungjilli sipas Llukait
• Çdo të enjte, ora 18:00, Biseda Shpirtërore me të ftuar.
• Çdo të diel, ora 10:30, pas Liturgjisë Hyjnore, Reflektim shpirtëror dhe udhëzime përballë sfidave të ndryshme

Për më shumë informacion, kontaktoni:
• Nr. cel. – 0682036121.
• Facebook – Rinia Ortodokse e Tiranës.
• Instagram – Rinia Orthodhokse Tirane

Olimbia Pelushi