EmailFacebookKontakt

Qendra Muzeore Berat dhe Muzeu Historik Fier organizojnë sesion në Kishën “Shën Sofia”

Qendra Muzeore Berat, në bashkëpunim me Muzeun Historik Fier, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Evropiane të Trashëgimisë, organizuan, më 29 shtator 2025, një sesion prezantues në Kishën “Shën Sofia”, në Kala, Berat.

Pjesëmarrja e Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësisë së Tij, Astit, dhe znj. Valbona Zyloftari, Prefektja e Qarkut Berat, i dhanë dimension të veçantë këtij aktiviteti kushtuar historisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. “Trashëgimia kulturore në Shqipëri: kuadri ligjor dhe rasti i Beratit (1912-2025)”, referuar nga Miklor Pasku, Drejtor i Qendrës Muzeore Berat dhe “Berati, gjurmë të krishterimit të hershëm”, referuar nga Ilirjan Gjika, Drejtor i Muzeut Historik Fier, ishin dy temat kryesore që u prezantuan.