Më 27 shtator 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Korçë, u zhvillua ceremonia solemne e Fronëzimit të Hirësisë së Tij, Anastasit, Mitropolit të Korçës. Fronëzimi, kjo ngjarje e madhe kishtare dhe historike, u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i shoqëruar nga Anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla; Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni; Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti dhe Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili. Shërbesa e shenjtë e fronëzimit i mbushi plot hir pjesëmarrësit e shumtë nga mbarë vendi e më tej, përfaqësues të pushtetit lokal, që u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe. Duke falënderuar Perëndinë për këtë dhuratë, secili prej tyre i uroi “I denjë!” Mitropolitit të ri të Korçës. Për shumë vjet, o Kryezot!