Më 20 shtator 2025, në orën 11:00, u zhvillua ceremonia e fronëzimit të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Nathanailit, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër. Shërbesa e Fronëzimit u zhvillua në drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, së bashku me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në këtë ceremoni mernin pjesë Mitropolitë dhe klerikë nga Greqia, përfaqësues të autoriteteve lokale, klerikë dhe besimtarë nga të gjitha krahinat e Qarkut të Gjirokastrës dhe nga mbarë vendi. Përjetimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme kishtare mbushi me gëzim të gjithë pjesëmarrësit të cilët uruan Mitropolitin e ri: “I denjë dhe për shumë vjet, o Kryezot”!