Hirësia e tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail (Stergiu), lindi në Taksiarhas të Trikalas, në vitin 1957. Ai kreu studimet në shkollën e mesme “Athoniadha” në Malin e Shenjtë (1978) dhe më tej u diplomua në Fakultetin Teologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1982).
U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë (1979), u hirotonis dhjakon (1982) dhe më pas prift (1987) nga Hirësia e Tij, Episkopi i ndjerë i Rodostolit, Krisostomi.
Nga viti 1991 deri në vitin 2012, shërbeu si prift enorie, atë shpirtëror dhe predikues në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës, si dhe mësues në liceun kishtar “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër.
Në janar të vitit 2012 mori gradën episkopale nga Kryepiskopi ynë i ndjerë Anastas, dhe u ngarkua me kujdesin e Kishës Katedrale të sapondërtuar të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Gjithashtu, ka shërbyer deri më sot si Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë.
Më 7 prill 2016, Episkopata e Amantias u ngrit në rang Mitropolie dhe Episkopi Nathanail u caktua Mitropolit Titullar i saj. Është anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”.