Një grup rinor orthodhoks nga Polonia, me bekimin e Kryepiskopit Joan, vizitoi vendin tonë më 15-19 shtator 2025. Ata u mikpritën në manastirin e hirshëm të shën Vlashit. Vizitat filluan në qytetin e Durrësit, Vlorën, Fierin, Beratin dhe Krujën. Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, u shprehu të rinjve gatishmëri për bashkë-punim.
Grupi rinor, më 18 shtator, u mikprit nga Kryepiskopi Joan, në Sallën e Pritjes të Qendrës Sinodike, Tiranë. Në fjalët e tij drejtuar të rinjve, ai u përqendrua tek të rinjtë si e tashmja e Kishës Orthodhokse, që i japin asaj dinamizëm dhe perspektiva të reja. Kryepiskopi i inkurajoi të rinjtë për rëndësinë e përballimit të sfidave me gëzim dhe besim, duke i parë ato si një dhuratë nga Zoti. Grupi e përfundoi udhëtimin e tij me vizitën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe Përshpirshtjen te varri i Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas.
Ata shprehën mirënjohje të thellë për bekimin e veçantë të takimit me Fortlumturinë e Tij, Joanin dhe përcollën falënderime për mikpritjen e jashtëzakonshme nga klerikët dhe të rinjtë shqiptarë.