Më 13 shtator 2025, në 40-ditëshin e fjetjes së motrës Argjiro Kondojorgji, u krye Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Përshpirtjes për prehjen e shpirtit të saj. Në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, u krye Liturgjia Hyjnore, drejtuar nga Mitropoliti Anastas.
Kryepiskopi Joan drejtoi Shërbesën e Përshpirtjes në vendin e prehjes së saj, te Skiti i Miroprurëseve të Shenjta, me pjesëmarrjen e Mitropolitëve Nikolla dhe Nathanail, klerikëve të kryepiskopatës dhe mjaft besimtarëve.
Ipërjetshëm i qoftë kujtimi!