EmailFacebookKontakt

Delegacioni i Kishës Orthodhokse Ruse mirëpritet nga Kryepiskopi Joan

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti më 12 gusht 2025, një delegation të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i Volokolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Në përbërje të delegacionit ishin Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk. Nga ana e Kishës sonë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit, Andoni, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme. Theks i veçantë u vu mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj.