Në të kremten e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, më 15 gusht 2025, Kryepiskopi Joan u dha ofiqin e “Ikonomit” atë Vangjel Terezit dhe atë Mihal Sanellarit.
Ndërsa në datën 17 gusht, gjatë monoklisisë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Korçë, ai gradoi në Stavrofor atë Vangjel Panollin, klerikun përgjegjës për enorinë e Shën Anës në këtë qytet.