EmailFacebookKontakt

Kampet verore rinore

Zyra Rinore vazhdon programet javore me takime për rritjen e njohurive mbi Besimin Orthodhoks dhe miqësisë. Në kuadër të shërbimit dhe ofrimit, grupi rinor ka ndihmuar në organizimin e aktivitete të ndryshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Viti akademik që kaloi u dallua për ofrime dhe nisma të ndryshme, në veçanti ajo e Pashkës: “I lumur është ai njeri që i do të gjithë njerëzit si veten e tij”, nëpërmjet të cilës u grumbulluan dhe u shpërndanë 700 pako për njerëzit në nevojë.

Kampet verore rinore për vajza dhe djem u organizuan më 24-31 korrik 2025, për vajza te Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, në Boboshticë dhe për djem te Manastiri Shën Joan Prodhromit, Voskopojë, Korçë. 60 të rinj nga zona të ndryshme të vendit tonë ishin pjesë e këtyre kampeve me temën: “Krishti është Paqja jonë”.