Me rastin e 1-vjetorit të jetëndërrimit të Mitropolitit të lumur të Beratit, Hirësi Ignatit, më 20 korrik, në Katedralen e Shën Dhimitrit, në Berat, u krye Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Përshpirtjes në drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit edhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Imzot Joanit së bashku me Anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili, Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi si edhe klerikë nga Mitropolia e Beratit dhe Mitropolitë e vendit.