EmailFacebookKontakt

Fjeti më Zotin atë Kristaq Viso

Më 2 qershor 2025 ndërroi jetë Ikonom Stavrofor atë Kristaq Viso. Shërbesën e varrimit të tij e drejtoi Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

Të pranishëm ishin edhe vëllezërit e tij klerikë, si edhe besimtarë të shumtë.

Në përshëndetjen e fundit, Kryepiskopi Joan, ndër të tjera u shpreh: “I japim lamtumirën e fundit vëllait tonë të dashur atë Kristos i cili do mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si punëtor i palodhur dhe i papërtueshëm.

… Shpresojmë që veprat e tij të mira ta ndjekin pas, sepse ne besojmë se jeta nuk mbaron me vdekjen trupore. Prandaj ‘nuk dëshpërohemi si ata që nuk kanë shpresë’ na thotë Shën Pavli. Këto fjalë duhet ti kujtojmë gjithmonë, sepse shpresojmë se në Zotin nuk ka vdekje. Perëndia ynë nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, dhe të gjithë tek Zoti janë të gjallë”.

Perëndia e prehtë shpirtin e tij në tendat e të drejtëve!