EmailFacebookKontakt

Një delegacion i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mori pjesë në fronëzimin e Papa Leonit XIV në Vatikan, më 18 maj 2025

Fortlumturisë së tij, Joanit,
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Këto ditë, pas përurimit të shërbesës sime si Peshkop i Romës dhe Pasardhës i Pjetrit, po ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për afërsinë tuaj vëllazërore dhe për dashurinë që treguat kur morët pjesë, bashkë me delegacionin tuaj të nderuar, në Liturgjinë solemne në Vatikan, të dielën, më 18 maj. Pjesëmarrja juaj më preku thellë, sepse është shenjë treguese e vëllazërisë së krishterë dhe e unitetit të besimit.

Si një bashkëshërbëtor në vreshtin e Zotit, ju kërkoj me dashamirësi të vazhdoni të më mbështesni përmes lutjeve tuaja, që Perëndia i Plotfuqishëm të më forcojë t’i shërbej atij dhe popullit të tij të shenjtë. Ndërsa dëgjojmë së bashku se çfarë i thotë Shpirti i Shenjtë kishave (Zbul. 2:7), le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve, duke iu bindur vullnetit të Zotit Jisu (Jn. 17:21), dhe të punojmë së bashku në mënyrë më të frytshme për pajtim dhe harmoni në botën tonë të përçarë.

Me këto ndjenja, vëlla i dashur, ju përqafoj ngrohtësisht me gëzimin dhe paqen e Krishtit, Shpëtimtarit tonë.

From the Vatican, 17 June 2025

To His Beatitude Joani
Archbishop of Tirana, Durrës and All Albania

In these days following the inauguration of my ministry as Bishop of Rome and Successor of Peter, I write to express my heartfelt gratitude for your fraternal closeness and the affection manifested through the presence of your distinguished delegation at the solemn liturgy in the Vatican on Sunday, 18 May last. I was deeply moved by this gesture, which was a profound sign of Christian brotherhood and unity of faith.

As a fellow servant in the Lord’s vineyard, I kindly ask for the continuing support of your prayers, that Almighty God may strengthen me in service to him and his holy people. As we listen together to what the Holy Spirit is saying to the churches (cf. Rev. 2:7), let us renew our commitment to fostering unity among all Christians, in obedience to the will of the Lord Jesus (cf. Jn 17:21), and thereby more effectively work together for reconciliation and concord in our divided world.

With these sentiments, dear Brother, I embrace you warmly in the joy and peace of Christ our Saviour.