EmailFacebookKontakt

Deklarata e Kryepiskopit të Amerikës, Elpidhofori

“Moment historik në rrugëtimin e Kishës martire të Shqipërisë”, e cilëson me një deklaratë Kryepiskopi i Amerikës, Elpidhofori zgjedhjen e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanit.

Ndër të tjera theksoi se Kryepiskopi i ri ka një lidhje të gjatë me Kryepiskopatën Amerikane, pasi ka studiuar në Kolegjin Teologjik “Kryqi i Nderuar” në Boston, dhe vjen pas një paraardhësi të nderuar, të ndjerit Kryepiskop Anastas, i cili, me vizionin e tij hierapostolik dhe me zellin apostolik e ringjalli dhe forcoi Kishën lokale, duke e kthyer aatë në një farë besimi dhe shprese.”

Kryepiskopi Elpidhofor uron dhe lutet që Zoti ynë t’i dhurojë Kryepiskopit të ri forcë dhe mençuri, që të drejtojë grigjën e Shqipërisë me dashuri dhe drejtësi dhe të forcojë dëshminë e Krishtit dhe unitetin e Kishës.