EmailFacebookKontakt

Urim nga Kryepiskopi i Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut, Stefani

Kryepiskopi i Ohrit † Stefani

Fortlumturia Juaj,

Në emër të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse të Maqedonisë – Kryepiskopatës së Ohrit, si dhe të gjithë Kishës sonë lokale, ju urojmë përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, dhe ngjitjen tuaj në fronin e nderuar të Kryepiskopëve Shqiptarë. Episkopët e ndritur të Kishës motër të Shqipërisë, të udhëhequr e frymëzuar nga Shpirti i së Vërtetës, kanë dalluar në personin tuaj perëndidashës një pasues të denjë të të perëndishmit, të urtit e të virtytshmit Kryepiskop të lumur Anastas.

Fortlumturi, duke njohur shërbimin tuaj të frytshëm dhe besimin e zellin e patundur për Fjalën e Perëndisë, jemi të bindur se zgjedhja juaj do t’i vlejë jo vetëm Kishës suaj, por edhe Orthodhoksisë në tërësi. Gëzohemi duke ditur se, në personin tuaj, Kisha plotësohet me një bari të mirë, të matur, ruajtës vigjilent të unitetit panorthodhoks, Kryepiskop të mbushur me dashuri ungjillore dhe urtësi shpirtërore të etërve të shenjtë, një udhëheqës që do të mësojë drejt të vërtetën. Lutemi që Perëndia t’ju bekojë e t’ju mbështesë në të gjitha mendimet, veprat dhe vendimet tuaja.

Duke ju uruar për zgjedhjen tuaj, vëllazërisht ju thërrasim: I Denjë!

† Stefani
Kryepiskop i Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut