Mitropoliti i Polonisë, † Sava
Kryepiskopit të zgjedhur Joan
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Në emër të Kishës Orthodhokse të Polonisë si dhe personalisht, ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Uroj që Perëndia t’ju ndihmojë në shërbimin tuaj me përgjegjësi, për të mirën e Orthodhoksisë së shenjtë.
Shpresoj gjithashtu që bashkëpunimi i mirë mes Kishave tona, që zhvilluam me Kryepiskopin e lumur Anastas, të vazhdojë e të përparojë edhe më tej në vazhdim.
Vite të shumta, Fortlumturi!
Me dashuri vëllazërore në Krishtin,
† Sava
Mitropolit i Varshavës dhe i Gjithë Polonisë