Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Fortlumturia e Tij Jeronimi, komunikoi telefonikisht me Kryepiskopin e sapozgjedhur të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin, të cilit i shprehu urimet e tij të përzemërta për zgjedhjen e tij.
Gjithashtu, Fortlumturia e Tij, Jeronimi, i dërgoi një Letër Sinodikale Fortlumturisë së Tij, Joanit, duke i uruar një kryepriftëri baritore të gjatë, të urtë, ungjillore dhe kishtare në Frymën e Shenjtë, për lavdinë e Zotit tonë Jisu Krisht dhe për dobinë shpirtërore të popullit të Perëndisë.