EmailFacebookKontakt

Bisedë telefonike me Patriarkun e Bullgarisë, Danieli

Më 16 mars 2025, të Dielën e Dytë të Kreshmës së Madhe, Shenjtëria e Tij, Patriarku i Sofies dhe i Gjithë Bullgarisë, Danieli, zhvilloi një bisedë telefonike me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e sapozgjedhur të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanin.

Patriarku Daniel e përgëzoi nga zemra Kryepiskopin e ri, duke i uruar që të vazhdojë me përkushtim dhe fryte të begata veprën e lavdërueshme të paraardhësit të tij, Kryepiskopit të ndjerë Anastas, i cili e ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke u bërë një nga misionarët më të shquar të kohës sonë.

Nga ana e tij, Kryepiskopi Joan shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Patriarkut të Bullgarisë për këtë urim të ngrohtë, si dhe dëshirën që marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy Kishave Motra të vijojnë e të forcohen edhe në të ardhmen.