Patriarku i Rumanisë † Danieli
Fortlumturisë së Tij, Joanit,
Kryepiskopit të zgjedhur të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Me gëzim të madh në Krishtin, ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë. Njëkohësisht, lutemi që Zoti ynë Jisu Krisht t’ju dhurojë arritje të shumta shpirtërore në këtë mision të ri që ju është besuar.
Në emër të Sinodit të Shenjtë, të klerit dhe popullit shpresëtar të Kishës Orthodhokse të Rumanisë, ju urojmë plot vite dhe bekime në shërbim të popullit orthodhoks të Shqipërisë, duke pasur ndihmën e Zotit në të gjitha veprimtaritë tuaja.
Vite të shumta e të bekuara!
Me përqafim vëllazëror në Krishtin,
† Danieli
Patriarku i Rumanisë