EmailFacebookKontakt

Mesazh urimi nga Patriarku i Antiokisë, Joani

Patriarku i Antiokisë dhe i Gjithë Lindjes, Fortlumturia e Tij, Joani, i dërgoi një mesazh urimi Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit, pas zgjedhjes në fronin kryepiskopal.

“Me gëzim morëm lajmin e zgjedhjes suaj si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ju përgëzojmë dhe i lutemi Perëndisë së Plotfuqishëm t’ju dhurojë bekimet e tij qiellore për të shërbyer në Kishën që Ai ka shpëtuar”.