Patriarku i Gjeorgjisë, † Ilia
Për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit të Kishës së Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit
Edhe një herë, shprehim hidhërimin tonë të thellë për ndarjen nga jeta të këtij hierarku të shquar dhe të dalluar të Kishës Orthodhokse, shërbëtorit të palodhur dhe erudit të Krishtit, ringritësit të Kishës së Shqipërisë, teologut të njohur dhe pajtuesit të madh, themeluesit të qendrave sociale, arsimore, botuese, rinore dhe të tjera, ndërtuesit të kishave dhe manastireve, pjesëmarrësit aktiv në marrëdhëniet ndërkishtare, mbajtësit të titujve doctor honoris causa nga shumë institucione të arsimit të lartë dhe fituesit të çmimeve ndërkombëtare. Kjo është vetëm një pjesë e arritjeve të tij, të cilat ai i përmbushi për lavdinë e Zotit.
Shprehim ngushëllimet tona për Sinodin e Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, klerin dhe murgjit, për gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë ata që e çmojnë kujtimin e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, është i çmuar.
Lutemi për shpirtin e tij të pavdekshëm, që Zoti t’i dhurojë banesën e të drejtëve dhe t’i japë grigjës së tij paqe dhe forcë në lutje.
ILIA
Patriarku Katholik i Gjithë Gjeorgjisë,
Kryepiskop i Mtskhetës dhe Tbilisit
Mitropolit i Bitchvintës dhe Tskhum-Apkhazetit