EmailFacebookKontakt

Fjala e mbesës së Kryepiskopit Anastas, znj. Roksani Jannullatos

Vëllezër, në emër të familjes sonë, do të dëshiroja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhain tonë gjatë gjithë këtyre viteve.

Për ne, Gjerasimin, Anthinë, dhe mua, ai është xhaxhai ynë, që gjithmonë na ka mbështetur nga afër nëpërmjet fjalës së tij dhe, nga larg, – dhe ishte shpesh larg nesh – përmes lutjes së tij.

Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se tridhjetë vjet, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë.

Vëllezërit e mi, ne të krishterët orthodhoksë e dimë se “Perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të”.

Dhe kjo ishte jeta e Anastasit: Dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim shpresë.

Le të përpiqemi, vëllezërit e mi, të ndjekim shembullin e tij, i cili pati dashuri për Perëndinë e dashurisë. Të sjellim gjithmonë ndër mend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racave, kombeve, shteteve, feve. Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!