EmailFacebookKontakt

Atë Petro Thanasi merr titullin “Qytetar Nderi” të Bashkisë Kavajë

Në datën 5 dhjetor 2024, Bashkia Kavajë i dha titullin “Qytetar Nderi” Ikonom Stavrofor atë Petro Thanasit, për shërbimin e tij të palodhur ndaj komunitetit të qytetit.

Me këtë rast, në sallën e ceremonive të Kishës “Shën Nikolla”, Kavajë u zhvillua një aktivitet festiv, ku morën pjesë edhe Mitropoliti Nathanail dhe klerikë të kryepiskopatës, personalitete lokale e besimtarë të shumtë.