Tashmë kalendarët e rinj kishtarë orthodhoksë të vitit 2025 mund t’i gjeni në çdo kishë në vendin tonë.
Në kalendarin e madh përfshihen të kremtet dhe shenjtorë për çdo ditë të vitit, ditët dhe periudhat kreshmore si edhe një përmbledhje informative e veprës zhvilluese të të gjitha sektorëve të Kishës sonë, në 32 vitet e ringritjes së saj.
Në kalendarin e vogël, në format xhepi, krahas të kremteve dhe shenjtorëve, jepen leximet biblike të Apostullit dhe Ungjillit të çdo dite.