EmailFacebookKontakt

Kryhet me gëzim Shenjtërimi i dy kishave të reja në Mitropolinë e Korçës

Të dielën e Samaritanes, më 2 qershor 2024, në qytetin e Korçës u krye Shërbesa e Shenjtërimit e kishës së Metamorfozës së Shpëtimtarit (Sotirit). Shërbesa e Shenjtërmit dhe Liturgjia u kryen nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani, bashkë me klerikë të Mitropolisë dhe të ardhur nga jashtë vendit. Gjatë Liturgjisë, Mitropoliti iu foli besimtarëve të pranishëm mbi rëndësinë e shenjtërimit të një tempulli, që është e lidhur me lutjen me zemër, përulësinë dhe pendimin e besimtarit kur është në prani të Perëndisë.

Në fund të pranishmit ndoqën një koncert festiv.

Përveçse nga Radio “Ngjallja”, shërbesat u transmetuan drejtpërdrejt edhe nga televizioni “RTSH Korça”.

Më 20 korrik 2024, ditën kur Kisha jonë kremton profetin e shenjtë Ilia, u Shenjtërua edhe kisha që mban emrin e tij në Korçë, nga Mitropoliti Joan dhe klerikë të tjerë të mitropolisë. Në Liturgjinë Hyjnore morën pjesë dhe besimtarë të shumtë.