Me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollës, përgjatë muajit qershor janë zhvilluar kampe verore me fëmijët nën moton “Perëndia është Dashuri”. Programi i kampit ka qenë i larmishëm me mësime biblike, 10 Porositë e Zotit, lutje, shërbesa, punë dore, lojëra, këngë dhe himne kishtare. Rreth 200 fëmijë u bënë pjesë e këtyre kampeve përkatësisht në zonat: Fier, Seman, Pojan, Libofshë, Metaj, Verri, Sheqishte, Patos, Roskovec, Marinëz. Në çdo zonë kampi u zhvillua për pesë ditë. Ditën e fundit mbyllej me Liturgjinë Hyjnore dhe program festiv.
Në këto kampe kishim të ndërthurur dhe pjesës e aktiviteteve sociale nën moton “Të jetosh do të thotë të duash, jo të dhunosh!” Fëmijëve u njohën me konventën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, detyrat dhe të drejtat e tyre, si dhe kryesisht me parimet e Ungjillit dhe qëllimin e Zotit për secilin prej nesh. Gjithashtu një aktivitet 5 ditor në plazh përfshiu të gjithë fëmijët dhe prindërit e katekizmit. Ditët e plazhit ndihmojnë shumë fëmijët për t’u njohur me natyrën, dhe në aftësinë e tyre për t’u shoqërizuar edhe me fëmijë nga zona të tjera.
Lavdi Zotit edhe këtë vit patëm 13 pagëzime.
Ingrida Bida