EmailFacebookKontakt

Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat

Me hidhërim shumë të thellë u njoftuam për fjetjen më Zotin të Hirësisë së tij, Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë. Fjeti më Zotin më 20 korrik 2024, pas një sëmundjeje trevjeçare në spitalin e Athinës.

Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat (Triantis), me prejardhje arvanitase, lindi në Thivë më 8 nëntor 1934.

Studioi në shkollën kishtare “Patmiadha” dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës, si edhe në Konservatorin e Pireut.

Jeta e tij karakterizohet nga përkushtimi ndaj Kishës. Ka shërbyer si predikues dhe mësues laik në Kryepiskopatën e Hirshme të Athinës.

ndërsa fronëzimi i tij u bë më 18 korrik të vitit 1998, në Berat, nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, z. Anastas.

Në kishëzën e Kryepiskopatës së Hirshme të Shqipërisë u krye shërbesa e Trisaisë për prehjen e shpirtit të tij të zgjedhur në vendin e të drejtëve.

Varrimi i tij do të kryhet në Katedralen e Shën Dhimitrit, në Mitropolinë e Beratit, të martën, më 23 korrik 2024.

“Vdekja e oshënarëve të tij është e nderuar përpara Zotit” (Ps. 115:6). I përjetshëm kujtimi i tij!

Nga Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë