EmailFacebookKontakt

Edhe një tjetër kishë-muze kthehet në xhami

Në Konstandinopojë (Stamboll), bazilika orthodhokse e Horës rihapi dyert si xhami. Në vitin 2022, të njëjtin pësoi edhe kryevepra e Krishterimit, katedralja simbol e Shën Sofisë. Kujtojmë se bazilika e Horës është pasuri e njerëzimit e njohur nga UNESCO.

Kisha e Shpëtimtarit e Horës është e njohur në gjithë botën për afresket mozaikët unikë, që konsiderohen si kryevepra të artit bizantin. Godina origjinale u ndërtua në shek V. Më pas, në vitin 1511 u kthye në xhami. Gjatë kësaj kohe afresket nuk u prekën, po u mbuluan me suva. Në vitin 1958, u vendos që pas punimeve për rikuperimin e veprave të artit, të kthehej në muze, siç ndodhi edhe për Shën Sofinë. Ndërsa në vitin 2020, një dekret i presidentit Erdogan, parashikoi rikthimin në xhami, në kuadrin e një lëvizjeje të “rifitimit” të vendeve simbolike të pushtimit otoman (ky program përfshin rreth 200 struktura).

Këto veprime ngjallën kritika nga gjithë bota, e veçanërisht trishtim në botën orthodhokse dhe të krishterë në përgjithësi, pasi bien ndesh me përpjekjet për bashkëjetesë në paqe mes feve.

Unik në panoramën e krishterë dhe atë të kulturës botërore, mbulimi i afreskeve të Horës është një humbje e madhe për të gjithë ata që dinë të vlerësojnë bukurinë e këtyre veprave të shenjta.

Th. Dh.