Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë i Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Komunikimit Gjuhësor të Kolegjit Universitar “LOGOS” organizoi Konferencën Ndërkombëtare Studentore me titull “Sfidat e Shërbimit Social Pedagogjik dhe Psikologjik”. Ajo u zhvillua në partneritet me Fakultetin e Shkencave Humane dhe Shoqërore, Departamenti i Shkencave Arsimore dhe të Edukimit të Moshës Parashkollore, të Universitetit të Patrës; Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës; Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore të Kolegjit Universitar “Wisdom”, Fakultetin e Shkencave Shoqërore të “Albanian University” dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”.
Kjo konferencë mori një zë ndërkombëtar falë kumtesave të tre doktorantëve të Universitetit të Patrës, të cilat përshtateshin me fushat e dy programeve të studimeve të Departamentit tonë.
Konferenca ishte e ndarë të tre sesione:
• Sesioni i parë, me titull “Aspekte të zhvillimeve psikologjike dhe pedagogjike tek fëmijët e arsimit parashkollor”, përfshinte tematika që lidhen me procesin e mësimdhënies interaktive, apo u theksuan sfidat që përballen mësuesit dhe prindërit në braktisjen e fshehtë të shkollës. Gjithashtu u trajtua roli i mësuesit në të kuptuarit dhe menaxhimin e sjelljeve sfidueset tek fëmijët e moshës parashkollore.
• Sesioni i dytë, me titull “Sfidat e shërbimit psikologjik”, përfshinte kumtesa nga fusha e psikologjisë, si “Influenca e arketipave jungiane në inteligjencën emocionale dhe marrjen e vendimeve të individëve 20-25 vjeç” apo “Efektet psikoneuroimunologjike të muzikës tek individët në moshën e rritur të vonë”.
• Sesioni i tretë, me titull “Sfidat e shërbimit të punës sociale”, trajtoi kumtesa mbi çështje që lidhen me problematikat që përballet familja sot, si p.sh: bashkëjetesa, evolucioni i konceptit të familjes, një qasje ndryshe për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, si dhe trajtimi i bullizmit në moshën e adoleshencës.
Që gjatë periudhës së studimeve, Kolegji Universitar “LOGOS” punon në vazhdimësi me studentët për përgatitjen e tyre drejt kërkimit shkencor.
N.M.