EmailFacebookKontakt

Kisha jonë kontribuon në fushatën e mbjelljes së pemëve

Muaji shkurt është cilësuar muaji i fushatës së mbjelljes së pemëve. Më 18 shkurt, në enorinë e Shën Athanasit në qytetin e Elbasanit, me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit dhe thirrjen “Mbill një pemë, gjelbëro vendin”, u finalizua mbjellja e 57 fidanëve arrorë dhe pemë të tjera frutore.

Mitropoliti Andon theksoi se nisma të tilla janë në të mirë të komunitetit dhe krijojnë një ekonomi ndihmëse.

Gjithashtu, më 10 shkurt, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Cërrik z. Andi Salla, u finalizua mbjellja e 50 fidanëve qiparisi dhe ulliri në kishën “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Shtërmen të Bashkisë Cërrik.

Mitropoliti Andon falënderoi Kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin e frytshëm në nismat sociale e në bashkëpunime konkrete në fusha të ndryshme sociale, kulturore, fetare, por edhe edukative.

Kryetari Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgëzoi komunitetin e Shtërmenit, që janë bërë pjesë e nismës për mbjellje pemësh në ambiente publike. Pemët u siguruan me kujdesin e atë Petro Halilit dhe stafit të Zyrës Rinisë Orthodhokse të Tiranës.