Në janar 1994, në një sallë në katin përdhes të godinës së Kryepiskopatës, ende në rikonstruksion, u montua një makinë shtypi njëngjyrëshe “Heildeberg”. Ajo ishte bërthama e parë e shtypshkronjës së Kishës sonë, që do të zhvendosej më pas në Kompleksin e punishteve “Nazaret”, ku do pajisej me makineri të reja e profesionale, dhe do të rriste numrin dhe cilësinë e botimeve.
Kompleksi i punishteve ‘Nazaret’ i Kishës sonë ka edhe punishten e qirinjve, zdrukthtari, punishte hekuri, atelienë e drugdhendjes, që realizon ikonostase dhe objekte të tjera për kishat, atelieje të restaurimit të ikonave etj.