EmailFacebookKontakt

Një shërbim i ri në mensën e Kishës “Shërbimi i dashurisë”

Nga data 1 shkurt 2024, mensa e Kishës sonë “Shërbimi i Dashurisë” në kryeqytet, nisi shërbimin më të ri. Për t’iu ardhur në ndihmë atyre që nuk janë në gjendje të shkojnë ta marrin ushqimin në mensë, për arsye shëndetësore ose të moshës së kaluar, është krijuar mundësia për t’ua çuar ushqimin aty ku banojnë.

Me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Mensa “Shërbimi i Dashurisë” u hap në Tiranë në vitin 2005 dhe në fillim ofronte ushqim disa herë në javë për një numër të kufizuar nevojtarësh. Dalëngadalë ajo e zgjeroi veprimtarinë me ndihmën e donatorëve të ndryshëm.

Deri tani ajo ofron ushqim falas për rreth 300 persona (120 brenda mensës dhe 180 të tjerë që e marrin ushqimin në shtëpi), për 6 ditë në javë, nga e hëna në të shtunë. Atyre tashmë iu shtohen edhe 50 të tjerë, të cilëve ushqimi u dërgohet në shtëpi.

Le të mbështesim mensën, duke iu ardhur në ndihmë motrave dhe vëllezërve tanë në nevojë!

Atë Nikolla Kodheli