EmailFacebookKontakt

Kolendrat përcjellin gëzimin e Krishtlindjes

Kolendrat (gr. ta kalanda, lat. calendae), janë urime, lavdërime apo kënge festive që këndohen nga fëmijët zakonisht në Vigjilje të Krishtlindjeve, të shën Vasilit (1 Janar), dhe të Theofanisë (Shfaqjes së Perëndisë – Pagëzimit të Zotit Krisht Krishtit, më 6 Janar).

Kolendrat përbëjnë një traditë mjaft e rëndësishme e Kishës sonë, pasi dëshmojnë për Lajmin e Mirë të ardhjes në botë trupërisht të Shpëtimtarit, por njëkohësisht krijojnë atmosferë festive.

Veçanërisht, këtë Krishtlindje, tradita u ndoq masivisht, në të gjitha Mitropolitë, ku grupet katekizmit kënduan në institucione e shtëpitë e besimtarëve.