Në datën 19 dhjetor 2023 nisën shfaqjet e teatrit me kukulla, të organizuara nga stafi i Zyrës së Fëmijëve të Kryepiskopatës. Ajo titullohet “Gdhendja e Foshnjës Jisu”, i cili rrëfen për përgatitjen e së kremtes së Krishtlindjes.
Teatri me kukulla tashmë është një traditë e përvitshme para çdo feste si Krishtlindja apo Pashka, ku synohet përcjellja e mesazhit të Krishtlindjes nga fëmijët, përmes argëtimit. Gjithashtu, pas shfaqjes bëhen disa pyetje dhe shpërndahen dhurata simbolike për fëmijët që përgjigjen saktë.
Aktiviteti i sotëm u organizua në shkollën “Protagonistët”. Në të morën pjesë fëmijë nga sistemi parashkollor deri në klasat e pesta.
Rovena Bilbili