EmailFacebookKontakt

Takim i Kryepiskopit me të rinj orthodhoksë të mitropolive të ndryshme të vendit

Në datën 17 dhjetor 2023, në atmosferën festive të Krishtlindjes të kremteve parapërgatitore të kësaj periudhe, u krye një veprimtari mjaft e bukur dhe e ngrohtë. Një grup të rinjsh orthodhoksë të lidhjeve rinore “Bijtë e Dritës”, të Kishës sonë, patën bekimin të kalonin kohë mjaft të vyer me Fortlumturinë e Tij, Anastasin.

Mbi 100 të rinj, djem dhe vajza, nga Kryepiskopata e Tiranës, Mitropolia e Korçës, e Elbasanit dhe një përfaqësi nga gjimnazi “Protagonistët”, patën bekimin e madh të takonin Atin e dashur dhe shembullin më të shkëlqyer të një Hierarku, të merrnin këshilla jete shumë të vlefshme nga urtësia dhe përvoja e Kryebariut të tyre. Në fund, të gjithë bënë një foto të përbashkët, në kujtim të kësaj dite.

O.P.