Në datën 10 dhjetor, të Dielën e 10-të të Llukait, gjatë Liturgjisë Hyjnore, në katedralen e Shën Gjergjit, në Fier, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, kreu edhe një hirotoni.
Ai dorëzoi në gradë e priftërisë dhjakonin Nikolla Davidhi. Atë Nikolla shërben prej mjaft vitesh, është i martuar me priftëreshë Irenën dhe kanë dy djem.
I. Bida.