Në muajin shtator 2023, Zyra e Rinisë e Kryepiskopatës nën kujdesin e veçantë të Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit dhe në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Gramshit bënë të mundur një investim në mbështetje të të rinjve të këtij qyteti. Ai u krye në bashkëpunim me të rinjtë e qytetit të Apeldoornit në Hollandë, nën kujdesin e z. Jaap Kappers.
Me fondin e dhuruar u bë i mundur riparimi i një fushe futbolli të qytetit, me vlerë 10.000 euro, për të rinjtë e qytetit të Gramshit, të cilët tashmë do të kenë mundësinë ta kalojnë kohën e lirë duke u dhënë më shumë pas aktiviteteve sportive.