Në datën 26 tetor 2023 u festua me gëzim në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër e kremtja e dëshmorit të madh Shën Dhimitër Mirovlitit, që përkon edhe me ditën e emrit të Hierarkut të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Dhimitrit.
Të shumtë ishin besimtarët e qytetit të cilët mbushën katedralen. Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Mitropoliti, Hirësi Dhimitri, së bashku me klerikë nga zona të ndryshme të kësaj Mitropolie.
Kësaj atmosfere festive iu bashkuan edhe nxënësit e shkollave të Kishës sonë, pjesë e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, të cilët u mblodhën për të uruar kryebariun e tyre.