EmailFacebookKontakt

Vazhdon me ritme të shpejta ringritja e kishës “Burimi Jetëdhënës”, në Korçë

Vazhdon me ritme të shpejta ringritja e kishës “Burimi Jetëdhënës”, në Korçë. Ajo ka qenë më parë katedralja e qytetit dhe u kthye në muze në vitet e pushtetit ateist komunist. Tashmë po rikthehet gradualisht në identitet. E ndërtuar në fillim e shek. XVII, ka një sipërfaqe rreth 1200 metra katrorë dhe një lartësi 28 metra. Ringritja bëhet nën kujdesin e Hirësi Joanit, me donacionet e mbledhura.